OKB: Maqedonia në vendin e 24 për nga rënia e popullsisë

Maqedonia

OKB: Maqedonia në vendin e 24 për nga rënia e popullsisë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:32
Shkupi

Maqedonia, për shkak të emigrimit dhe nivelit të ulët të lindjeve, ka humbur 28.8 për qind të popullatës së saj “maksimale”, sipas raportit të fundit të OKB-së.

Ky rezultat e vë Maqedoninë në vendin e 24 në botë, ndërsa Moldavia është e para, Bullgaria e dyta, Bosnja dhe Hercegovina është e treta në listë për nga rënia e popullsisë. Moldavët mbajnë vendin e parë me një rënie prej 53% të popullsisë. Greqia është gjithashtu përpara Maqedonisë, e cila ka një rënie pak më shumë se 31% të popullsisë.

Maqedonia renditet e 24 pas rënies së popullsisë me 28.8%, dhe qëndron prapa El Salvadorit, dhe para Trinidadit dhe Tobakos, vendet e Amerikës Qendrore dhe Karaibeve.

Humbjet më të mëdha të popullsisë ka në Evropën Lindore, por edhe disa vende aziatike si Kina dhe Japonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat