Përfaqësimi i barabartë në administratë, duhet ende punë

Maqedonia

Përfaqësimi i barabartë në administratë, duhet ende punë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Ministri Damjan Mançevski thotë se vështirë do të arrihet përfaqësimi i barabartë në të gjitha institucionet. Sipas tij, kjo nuk është një procedurë e thjeshtë dhe do të ketë nevojë për punë serioze, por edhe kohë. Në bazë të shifrave zyrtare mungojnë rreth 5 % punonjës shqiptarë në mënyrë që të përmbushet detyrimi ligjor për përfaqësim të barabartë. Megjithatë problem përbën fakti që ndërsa në disa institucione përfaqësimi është në nivel të duhur disa të tjera vijojnë të mbeten plotësisht të mbyllura për shqiptarët.

“Përfaqësimi në sektorin publik në bashkësinë e dytë më të madhe në Maqedoni, respektivisht komuniteti shqiptarë është 19,8%. Edhe më tej duhet të punohet në avancimin, por tash më shohim se, nëse analizojmë çdo institucion në vete, kjo është problematike. Patjetër ta kemi parasysh pamjen globale”, u shpreh Damjan Mançevski.

Nëse e krahasojmë vitin e kaluar me vitin 2016, në raport me numrin e të punësuarve në sektorin publik, mund të konstatohet se thuajse tek të gjitha bashkësitë etnike ka ulje të numrit të personave që marrin pagë shtetërore. Tek maqedonasit ka rënie prej mbi 500 ndërsa tek shqiptarët mbi 167. Tek bashkësia turke ka rënie për 740 persona ndërsa tek komuniteti serb ka rënie prej vetëm 30 personave. Nën 500 është numri i të punësuarve vllahë dhe boshnjak në sektorin publik në dy vitet që janë analizuar ndërsa rreth 800 tjerë nuk janë prononcuar për përkatësinë e tyre etnike. Përveç mekanizmave përforcues për administratë të balancuar, Mançevski thotë se duhet edhe vullnet politik për rezultate më të shpejtë.

“Parashikojmë, mekanizma të përforcuar, të mos jetë vetëm softuer, me të cilin do të kemi politikë të plotë për përfaqësim absolut të drejtë për të gjitha bashkësitë etnike në administratë”, theksoi Damjan Mançevski

Duke mos përfshirë punësimet e përkohshme dhe ato nëpër shoqatat aksionare, administrata ka 130 mijë punonjës në gjithsej 1299 institucione shtetërore. Pushteti edhe pse shumë herë ka pranuar se administrata është e stërngarkuar dhe joefikase prapëseprapë nga viti i ardhshëm ka paralajmëruar rritjen e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat