Në Maqedoni shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

Maqedonia

Në Maqedoni shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Me moton “Më dëgjo dhe mua” shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, është fushata e cila mbahet në rang botëror, duke filluar nga sot dhe do të zgjasë dhjetë ditë.

Ndriçimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në ngjyrë portokalli, debate dhe punëtori në të gjithë Maqedoninë do të jetë pjesë e aktiviteteve me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe fushatës “Aktivitetet 16 Ditë”.

“Më dëgjo dhe mua “është motoja e sivjetme e Ditës Ndërkombëtare dhe fushata që mbahen në mbarë botën fillon sot dhe zgjat deri më 10 dhjetor. Qëllimi është që të ngrihet vetëdija e shoqërisë dhe kontributin individual në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ngjyra e portokalltë në fushatë simbolizon të ardhmen e ndritshme pa dhunë ndaj grave.

Sipas Kombeve të Bashkuara, një nga tre gratë në botë është viktimë e dhunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat