Zaev: Që kur jam kryeministër nuk kam pasur asnjë kontakt me Gruevskin

Maqedonia

Zaev: Që kur jam kryeministër nuk kam pasur asnjë kontakt me Gruevskin

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:23
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev mohoi zërat se ai kishte komunikuar me Nikolla Gruevskin pak para largimit nga vendi.

“Tamam puna, do të dalë që së bashku jemi dakorduar. Që kur unë jam kryeministër, për një vit e gjysmë, nuk kam kontakte me Gruevskin. Kontaktet e fundit ishin kur u kap, kur u bllokua Kuvendi në atë diskutim të pafund, përpara  zhvillimit të ngjarjeve të këqija më 27 prill. Ajo ishte atje, në Kuvend, kur biseduam për zhbllokimin e procesit, ku ishte e qartë se shumica ekziston dhe të mos dënonim institucionet dhe Maqedoninë. Atëherë kanë qenë bisedimet e fundit”, u përgjigj Zaev pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat