Katrougalos: Nuk kam dyshim për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Katrougalos: Nuk kam dyshim për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:56
Georgios Katrougalos

Është formuar një kornizë shumë e mirë komunikimi dhe bashkëpunimi me anën tjetër në të cilën po ndjekim zhvillimet, thotë zv. ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos në një intervistë për “News 247” lidhur me rrjedhën e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë .

Ai thotë se nuk dyshon se “vendi fqinj do të respektojë frymën e marrëveshjes së Prespës”, dhe nuk dyshon që marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë.

“Është formuar një kornizë shumë e mirë komunikimi dhe bashkëpunimi me palën tjetër, në të cilën po i ndjekim zhvillimet. Nuk kam asnjë dyshim se fqinjët tanë, si dhe ne, do të respektojnë frymën e Marrëveshjes së Prespës dhe se kjo do të ketë një reflektim të saktë dhe zbatimin e saj në kushtetutë që është duke vazhduar, thotë Katrougalos.

Në lidhje me atë se marrëveshja e Prespës a do të kalojë në Kuvendin e Greqisë, ai tha se “nga fillimi kam thënë se nuk ka as një dyshim të vogël për ratifikimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat