Këto duhet t’i dini nëse ju bie të udhëtoni nëpër Maqedoni

Maqedonia

Këto duhet t’i dini nëse ju bie të udhëtoni nëpër Maqedoni

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:55
Foto

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në të gjitha vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Prej 15 nëntorit hyri në fuqi obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete.

Ky obligim do të vlejë deri më 15 mars të vitit 2019.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat