Rusia do ta dërgojë në OKB marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Rusia do ta dërgojë në OKB marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:08
Foto

Misioni i OSBE-së në Rusi zyrtarisht ka njoftuar se do të kërkojë rishikim të dialogut dhe marrëveshjes eventuale përfundimtare mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Rusia do të kërkojë rishikim të marrëveshjes në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, në pajtim me nenin 3 dhe rezolutën 845,

Rusia përmes një postimi në Twitter thekson se çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet pa presione nga jashtë dhe zgjidhja duhet të merr mbështetje të gjerë në opinion, sidomos në kuadër të së drejtës.

“Jemi të bindur se tentimet për përfshirjen e imperativëve të jashtëm për qytetarët e Maqedonisë, e përkeqësojnë ndarjen në shoqërinë e Maqedonisë. Përndjekjet kundër atyre që nuk pajtohen me politikat e Qeverisë së Maqedonisë po intensifikohen. Vazhdon presioni ndaj presidentit të shtetit, ndërsa janë paraqitur informacione se celularët e zyrës së tij po përgjohen”, thuhet në postimin në Twitter.

Më tej thuhet se ndërhyrjet e vendeve perëndimore në punët e brendshme të Maqedonisë kanë shkaktuar rikthim të një krize akute politike në vend që nuk është tejkaluar për më shumë se tre vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat