Filipçe paralajmëron tender të ri për reagensë biokimik në vlerë prej 35 milionë euro

Maqedonia

Filipçe paralajmëron tender të ri për reagensë biokimik në vlerë prej 35 milionë euro

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:01
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se janë drejt fundit përgatitjet për blerjen e reagensëve laboratorikë dhe se po bëhen konsultimet përfundimtare.

Ai tha se me tenderin e ri do të kursehen pesë deri gjashtë milionë euro (15 për qind) nga shuma e deritanishme që është harxhuar.

“Mendojmë se me 35.36 milionë euro për tre vite do të kursejmë së paku 5 deri 6 milionë euro, ndërsa këto para do t’i investojmë në sistemin shëndetësor para se gjithash në rroga, por edhe në përmirësimin e pajisjeve dhe infrastrukturës”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi sistem të ri për funksionimin e laboratorëve në institucionet shëndetësore, me qëllim që të vendoset cilësi më e mirë dhe të bëhet mbrojtje më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat