Spyraki: “Demokracia e Re” nuk do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Spyraki: “Demokracia e Re” nuk do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:09
Maria Spyraki

Zëdhënësja e partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Maria Spyraki në konferencën e sotme për shtyp, edhe një herë e përsëriti qëndrimin se asnë në Kuvendin e tanishëm as në Kuvendin e ardhshëm, kjo parti nuk do të votojë pozitivisht për Marrëveshjen e Prespës.

“‘Demokracia e Re’ ka pozicion konkret. Nuk do të votojmë për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e tanishëm. Nuk do të votojmë as në Kuvendin e ardhshëm, ku siç shihet, do të jemi shumicë”, thotë zëdhënësja Spyraki.

Ajo gjithashtu shtoi se gjithçka tjetër mbetet në përgjegjësinë e partive tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat