OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi më i ndotur në Evropë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Maqedonia është vendi më i ndotur në Evropë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:47
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare në pushtet, OBRM-PDUKM thuhet se “Republika e Maqedonisë është vendi më i ndotur në Evropë, ndërsa qytetarët me jetët e tyre e paguajnë çmimin e paaftësisë dhe mos interesimit të LSDM-së të ballafaqohet me ndotjen e ajrit”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, “Euronews” publikoi se sipas të dhënave të Agjencisë evropiane për mjedis jetësor (EEA), Maqedonia edhe zyrtarisht është vendi më i ndotur në Evropë, dhjetëfish më tepër nga nivelet e rekomanduara,

“Përderisa Zaev dhe LSDM, vazhdimisht manipulojnë me premtime të rreme për ballafaqimin me ajrin e ndotur, mijëra qytetarë humbasin jetët e tyre si pasojë direkte e ndotjes së ajrit. Spitalet tashmë janë të mbushura me pacientë me probleme të frymëmarrjes, ndërsa të moshuar dhe të sëmurët kronik, por edhe fëmijëve më së shumti i ndjejnë efektet e ndotjes së ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM-ja premtonte masa të menjëhershme, por për dy vite nuk ka ndërmarrë asgjë për përmirësimin e situatës ndërsa për dy vitet tjera, sipas partisë opozitare maqedonase, Qeveria përsëri doli me gënjeshtrën se në dy vitet e ardhshme do ta zgjidhin problemin.

“Qytetarët nuk meritojnë qeverisje të këtillë. Zoran Zaevi dhe LSDM-ja treguan se nuk kujdesen për qytetarët dhe nuk kanë ndërmernd ta zgjedhin problemin e ndotjes së ajrit. Kështu sa më shpejt të ikin aq më mirë për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat