LSDM: Projektet kriminale të OBRM-PDUKM-së lanë pasoja serioze ndaj mjedisit jetësor

Maqedonia

LSDM: Projektet kriminale të OBRM-PDUKM-së lanë pasoja serioze ndaj mjedisit jetësor

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:40
LSDM

Partia maqedonase në pushtet, LSDM reagon ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së për ndotjen e ajrit.

“Kryesia anti-popullore e OBRM-PDUKM-së vazhdon me sjelljen dyfytyrëshe ndaj qytetarëve, vazhdon të aktrojë se kujdeset, kurse pikërisht kjo parti për 11 vite jo vetëm që injoronte ndotjen e ajrit, por edhe e inkurajonte përmes projekteve kriminale që në mënyrë sistematike shkatërronte gjelbërimin dhe mjedisin jetësor”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së pasojat e ajrit të ndotur janë serioze për mjedisin jetësor dhe për jetën e qytetarëve dhe shëndetin e qytetarëve për këtë shkak, Qeveria ka vendosur si detyrë kryesore problemin e ndotjes së ajrit.

“Përmes planit për ajër të pastër që përfshin disa masa afatshkurtre, afatmesme dhe afatgjate, intensivisht punohet në uljen e ndotjes së ajrit në vend që për dy vite pritet të ulet për 50% dhe 30-50% në qytetet tjera”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se disa nga masat për zgjidhjen e ndotjes së ajrit tashmë po zbatohen dhe se mbikëqyrja inspektorila tashmë kontrollon dhe mbikëqyr kapacitetet industriale.

Në fund thuhet se, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja si dhe institucionet kompetente vazhdojnv edhe më tej në zbatimin e masave për zgjidhjen e problemit të ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat