Tevdovski nga Vjena: Transparenca fiskale është përmirësuar dukshëm

Maqedonia

Tevdovski nga Vjena: Transparenca fiskale është përmirësuar dukshëm

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:20
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në konferencën në Vjenë mbi temën “Informimi financiar si katalizator për integrim” tha se “Transparenca fiskale për vetëm një vit është përmirësuar dukshëm. Qytetarët dhe kompanitë kanë qasje në shpenzimin e mjeteve, dhe janë bërë edhe pesë reforma sistematike”.

Ministri i Financave foli për tre segmentet kyçe nga kjo fushë siç janë, transparenca financiare, kontabilitetin si dhe menaxhimin me financat publike.

“Besojmë se hapi i parë që duhet bërë për të pasur institucione më të mira në Ballkan është transparenca fiskale. Nëse qytetarët dhe kompanitë dinë se si institucionet publike shpenzojnë mjetet që janë mbledhur nga tatimet, ata do të bëjnë presion që shpenzimi të jetë në mënyrë më efikase”, theksoi ministri Tevdovski.

Ai potencoi se po publikohen raporte për zbatimin e buxhetit nga ana e shfrytëzuesve buxhetor dhe nga komunat në muaj dhe në tre muaj dhe se është vendosur që të gjitha marrëveshjet për furnizime publike dhe ankesa të publikojnë në ueb dhe e njëjta ka të bëjë me të gjitha institucionet.

Tevdovski shtoi se qëllimi është që të rritet transparenca dhe përgjegjësia e sektorit privat dhe se në këtë drejtim është e rëndësishme përmirësimi i cilësisë së raporteve të kontabilitetit dhe auditimit dhe përputhshmëria me direktivat dhe standardet e BE-së. Konferenca është e përkushtuar për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik dhe privat dhe reformat për promovimin e informacionit financiar. Siç thonë organizatorët, reformat në këtë sektor kontribuojnë në zhvillimin e tregut të kapitaleve, tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekonomisë. Në konferencën ministrore marrin pjesë mbi 300 përfaqësues nga 13 vende, përfshirë ministrat e financave, kryetarët e organeve rregullatore, përfaqësuesit bashkësisë akademike dhe të sektorit të biznesit, si dhe nga institucionet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat