Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të protestës së OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të protestës së OBRM-PDUKM-së

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nesër për shkak të protestës së caktuar të OBRM-PDUKM-së do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në qendër të qytetit.

“Nesër nga ora 17:00 është caktuar protestë në Shkup organizuar nga ana e një partie politike me relacionin e lëvizjes nga sheshi ‘OBRM’, djathtas nëpër rrugën ‘Dame Gruev’, dhe rrugën ‘Vasil Gllavinov’ nëpër bulevardet ‘OBRM-ODUKM’ dhe ‘Ilinden’ deri në objektin e Qeverisë’, thuhet në kumtesën e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat