Kuvendi i hoqi imunitetin Gruevskit

Maqedonia

Kuvendi i hoqi imunitetin Gruevskit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:25
Kuvendi i hoqi imunitetin Gruevskit

Me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në sallë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i hoqi imunitetin e deputetit ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët opozitarë të VMRO-DPMNE-së, kryetar nderi i së cilës është Gruevski, ndërsa për kërkesën e gjykatës për paraburgim të tij nuk pati debat.

Më herët gjatë ditës së sotme, Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, me pesë vota pro i miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunitetit të deputetit për shkak të masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Gruevski, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat