LSDM: Për 11 vite OBRM-PDUKM-ja nuk ndërmori asgjë rreth ndotjes së ajrit

Maqedonia

LSDM: Për 11 vite OBRM-PDUKM-ja nuk ndërmori asgjë rreth ndotjes së ajrit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:19
LSDM

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “E bllokuar në kriminalitet, OBRM-PDUKM-ja nuk ndërmori asgjë rreth ndotjes së ajrit, tash të gjitha institucionet janë të përfshirë në zgjidhjen sistematike të këtij problemi”.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, Ministria e Mjedisit Jetësor, Bashkia e Shkupit, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të gjithë institucionet tjera kompetente janë të përfshira në Planin për ajër të pastër”, thonë nga LSDM-ja,

Sipas LSDM-së, pas 11 viteve injorimit të problemit nga ana e, siç thonë, OBRM-PDUKM-së kriminale, për herë të parë në prioritetet strategjike në program të një qeverisa është caktuar Programi për uljen e ndotjes së ajrit.

Ata thonë se sipas planit për ajër të pastër fillon ndryshimi i nxehjes së objekteve që nxehen me mazut dhe naftë dhe se po ndërmerren masa afatshkurtre, afatgjate dhe afatmesme në zgjedhjen e këtij problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat