U shpall golashënuesi i vitit në Serie A, Icardi shpërblen bashkëlojtarët me nga një orë Rolex

Futboll

U shpall golashënuesi i vitit në Serie A, Icardi shpërblen bashkëlojtarët me nga një orë Rolex

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:32
Rolex

Kapiteni i Interit u ka dhuruar nga një orë futbollistëve tjerë të skuadrës.

Mauro Ikardi ka mbajtur premtimin e dhënë për bashkëlojtarët e tij tek Inter, që ishin pjesë e stinorit të shkuar.

Argjentinasi realizoi sezonin e kaluar 29 gola në Serie A me fanellën zikaltër. Ai premtoi se do të shpërblente bashkëlojtarët e tij për shkak se e kishin ndihmuar të shpallej krye golashënues në kampionat.

Përpara takimit me Tottenhamin, sulmuesi ka shpërndarë nga një orë Rolex për të gjithë futbollistët.

Vlera totale e të gjitha këtyre orave raportohet të jetë afro 150 mijë euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat