Shilegov: Kur flet Gjorçevi duhet të kalosh kohën me celular

Maqedonia

Shilegov: Kur flet Gjorçevi duhet të kalosh kohën me celular

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:18
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov u është përgjigjur reagimeve të djeshme, pasi që i njëjti ishte i filmuar duke luajtur lojëra në celularin e tij, gjatë debatit publik për masat kundër ndotjes së ajrit.

Ai u filmua duke luajtur lojë në celular gjatë kohës kur në foltore ishte deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev.

“Në Kuvend egziston Vllatko Gjorçevi. Kur flet ai, me fjalimet e tija të pavlera, duhet ti kaloni me ndihmesa të vogla siç janë celularët. Edhe për kundër faktit që veprimi ishte i pahijshëm dhe ndikon negativisht… Në realitet, ekziston ndotja e ajrit. Bashkia e Shkupit në vazhdimësi po merret dhe po punon kundër këtij problemi që po na tangon të gjithëve” – shkroi Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat