OBRM-PDUKM: LSDM dhe Xhaferi në mënyrë kontrabanduese parashtrojnë ligjet e shtetit - Bota Sot
OBRM-PDUKM: LSDM dhe Xhaferi në mënyrë kontrabanduese parashtrojnë ligjet e shtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Xhaferi në mënyrë kontrabanduese parashtrojnë ligjet e shtetit

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 21:32
OBRM-PDUKM

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe LSDM-në për parashtrimin e dy ligjeve në Kuvend me procedurë të shkurtuar.

LSDM dhe shumica qeverisëse vazhdojnë të shkelin demokracinë parlamentare dhe debatin në Kuvend. Sot në Kuvend, Talat Xhaferi parashtroi dy ligje të rëndësishme, me procedurë të shkurtuar dhe ndryshime në Kodin Penal, si dhe një ligj krejtësisht të ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Kjo është një mënyrë kontrabande për sjelljen e dy ligjeve të rëndësishme në vend, akuzojnë OBRM-PDUKM.

“Përkatësisht, në pajtim me nenin 170 të Rregullores së Punës së Kuvendit, propozuesi i projektligjit mund t’i propozojë Kuvendit të diskutojë propozimin e ligjit për procedurën e shkurtuar në rastet kur: nuk është një ligj kompleks dhe gjithëpërfshirës, ndërprerjen e vlefshmërisë së një ligji ose dispozitave të caktuara të një ligji ose nuk ka dyshim për shtrirjen komplekse apo të gjerë të ligjit me të drejtën e Bashkimit Evropian”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se asnjë nga kushtet e theksuara më lartë nuk i plotësojnë këto dy ligje që të parashtrohen me procedurë të shkurtuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera