Parlamenti Evropian mbështet Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Parlamenti Evropian mbështet Marrëveshjen e Prespës

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Parlamenti Evropian

Zv.ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, ka vazhduar me takimet me eurodeputetët në Bruksel, një ditë para votimit për raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë. Përveç amendamenteve për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në minutën e fundit është parashtruar edhe amendament për mbështetje për finalizimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e raportuesit Ivo Vajgl.

Vajgl ju bën thirrje të gjitha partive politike të vazhdojnë të bashkëpunojnë “në frymën e përgjegjësisë së ndarë” në hapat e ardhshëm të procedurës për ndryshime kushtetuese. Në amendament gjithashtu ftohet Qeveria dhe Kuvendi të vazhdojnë me reformat për përafrim drejt BE-së dhe inkurajohet PSP-ja për të vazhduar me hetime të pavarura për të gjitha lëndët tjera.

Ky amendament, i parashtruar në votimin e parë për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, pritet të marrë mbështetje të madhe nga eurodeputetët në votim gjatë ditës së nesërme.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zhernovski, i siguroi bashkëbiseduesit e tij sot se Qeveria është e përkushtuar në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila gëzon mbështetje të madhe nga Parlamenti Evropian.

“Marrëveshja e Prespës e ka mbështetjen unanime nga ana e të gjitha grupeve politike në Parlamentin Evropian dhe ardhmërinë evropiane për vendin tonë është më se e sigurt”, deklaroi eurodeputeti grek nga SYRIZA, Dimitrios Papadumulis gjatë takimit me Zhernovskin. Papadimulis shtoi se Greqia do të jetë mikja më e madhe dhe mbështetëse në rrugën eurointegruese të Shkupit.

Mesazhe të tilla, Zhernovskit iu drejtuan edhe nga eurodeputeti nga Gjermani, Elmar Brok, Piter Nidermiler dhe Knut Fleckenstein. Eurodeputetët do të debatojnë për Maqedoninë sonte vonë, ndërsa votimi është paraparë nesër në mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat