Todorov: Nëse OBRM-PDUKM vazhdon në këtë mënyrë, do të humb në zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Todorov: Nëse OBRM-PDUKM vazhdon në këtë mënyrë, do të humb në zgjedhjet presidenciale

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 21:35
Nikolla Todorov

Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, në një intervistë për Kanal 5, tha se kryesia e OBRM-PDUKM-së para anëtarëve të partisë thonë se janë kundër marrëveshjes me Greqinë, ndërsa para bashkësisë ndërkombëtare kanë qëndrime tjera.

Todorov për kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, tha se është si peshë e rëndë që tërheq vetëm poshtë. Ai theksoi se nëse partia vazhdon në këtë mënyrë, do të humb edhe në zgjedhjet presidenciale.

“Kjo nuk është mirë, pasi po shkatërrohe”, tha Todorov.

Ai shtoi se qeveria aktuale nuk punon dhe semi si komb nuk ka përmbushur atë që ka premtuar.

Todorov foli edhe për tetë deputetë që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se ka qenë vendim i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat