Trupi për pajtim ndahet në tre nëngrupe

Maqedonia

Trupi për pajtim ndahet në tre nëngrupe

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 21:42
Trupi koordinues për pajtim dhe integrim

Trupi koordinues për pajtim dhe integrim ndahet të tre nëngrupe. Kjo u vendos në mbledhjen e sotme, me ç’rastë Secili grup do të merret me çështje konkrete: integrimin, pajtimin dhe reformat. Çështja më e ndjeshme dhe ajo ku pritet të thyhen shtizat mbetet pajtimi dhe dilemat se si do të realizohet.

Kryesuesja e trupit për pajtim, Frosina Remenski thekson se vendimet e trupit nuk do të ndikojnë në procesin gjyqësorë, por nga takimet dhe konsultimet do të dalin referencat se çfarë epilogu duhet të merr procesi gjyqësor për 27 prillin. Duke u thirrur në fuqinë e ligjvënësit, Remenski shton se Kuvendi është institucioni më i lartë i cili sjell ligjet për të gjithë.

E drejta dhe drejtësia në procedurë duhet garantuar nga gjyqësori i pavarur. Kjo nuk nënkupton që neve do t’i tregojmë gjyqit se si t’i shqyrtojë dëshmitë dhe si ta mas fajin. Por, mund t’i sugjerojmë që të ketë qasje të kujdesshme në pjesën e gjykimit të drejtë, sigurimit të fakteve dhe matjen e fajit për ata që kanë marr pjesë në ngjarjet e 27 prillit”. – tha Frosina Remenska, Deputete e LSDM-së

Ndërkohë bashkëkryesuesja e trupit, Emilija Aleksandrova mbetet në qëndrimin se arrestimet e fundit nuk janë në parim me qëllimet e trupit për pajtim. Aleksandrova nuk u deklarua nëse qëndrimi i Sasho Mijallkovit në paraburgim vazhdon të rrezikoj procesin, madje nuk pranoi të flas as për mundësinë e mos votimit për ndryshime kushtetuese, në rast se dështon puna e trupit për pajtim kombëtar.

Të gjitha arrestimet që janë bërë kohës së fundit nuk shkojnë në drejtim të procesit të pajtimit. Këtë e kam thënë edhe më herët dhe kam bërë thirrje për përfshirjen gjithëpërfshirëse të shoqërisë në këto momente të rëndësishme për vendin. Besoni se nëse vetëm ne deputetët dhe politikanët kyçemi në këtë proces, nuk e shoh thelbin e gjithë procesit. Kjo duhet reflektuar tek të gjithë faktorët në shoqëri sepse vetëm kështu mund të flasim për proces pajtimi i cili do të reflektohet tek çdo qytetar në Maqedoni”. – theksoi Emilija Aleksandrova, Deputete e VMRO-DPMNE-së

Për mbledhjen e ardhshme, kryeministrit Zoran Zaev iu adresua thirrje publike që të merr pjesë në takimin e trupit për pajtim që të arsyetojë në detaje idenë e tij për pajtim kombëtarë. Në këtë drejtim, kryesueset e trupit i bën thirrje edhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit dhe deputetëve të kësaj partie të kyçen në proces. Në mbledhjen e sotme, munguan 10 deputet, disa prej tyre për shkak të udhëtimeve jashtë vendit, ndërsa përfaqësuesi i ASH-së, deputeti Syrija Rashidi nuk u paraqit për siç u shpreh ai çështje parimore. Rashidi më herët kishte deklaruar se nuk do ta përfaqësojë subjektin e tij në këtë trup derisa nuk dihen saktë qëllimet dhe motivet e trupit. Mbledhja e ardhshme është caktuar për ditën e premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat