Sugareski: Do të vazhdojë subvencionimi i kompanive ajrore me buxhet të ulët

Maqedonia

Sugareski: Do të vazhdojë subvencionimi i kompanive ajrore me buxhet të ulët

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 23:50
Goran Sugareski

Pasi që për dy herë radhazi u anulua tenderi për subvencionimin e kompanive të fluturimit me buxhet të ulët, qeveria paralajmëroi tenderin e tretë me kushte të lehtësuara.

Në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski tha se tenderi i tretë do të realizohet me sukses dhe se kompanitë e fluturimit me buxhet të ulët do të vazhdojnë të operojnë në Maqedoni.

“Në seancën e fundit miratuam dispozitë dhe program në bazë të cilët ditët e ardhshëm pres që të shpallet thirrja e tretë publike, e cila do të përfundojë para festave të fund vitit. Shpresoj që të kaloj me sukses që atë që e kemi premtuar në programin qeveritar gjegjësisht se do të vazhdojë kjo masë nga qeveria e kaluar dhe unë këtë masë e mbështes, edhe Qeveria e RM-së gjithashtu e mbështet, që vitin e ardhshëm të vazhdojnë të funksionojnë kompanitë me buxhet të ulët”.

“Edhe të mos ketë kurrfarë dyshimi tek qytetarët, ne nuk heqim dorë nga kjo masë dhe nëse i referohemi buxhetit, në vitin 2019 parashihen mjete, janë projektuar mjete për vitin 2019 dhe 2020, për këto 3 vite bëhet fjalë për 3 milionë euro”, tha Goran Sugareski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat