Dimitrov në Budva, do të merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Dimitrov në Budva, do të merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:00
Nikolla Dimitrov

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë i udhëhequr nga ministri Nikolla Dimitrov, më 29 dhe 30 nëntor në Budva, do të marrin pjesë në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, nën organizim të MPJ-së së Malit të Zi.

Në kuadër të dy sesioneve të punës në mbledhje do të këmbehen mendime në lidhje me procesin e integrimeve në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe obligimet e Procesit të Berlinit mes dy samiteve (Londër 2018 dhe Poznan 2019), 

Nga MPJ thonë se përkrah pjesëmarrjes së ministrave të rajonit, është paraparë edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Austrisë, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat