OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së e nxiu shtetin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së e nxiu shtetin

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:17
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Petre Shilegov patjetër të ndalojë me lojërat, ndërsa Jani Makraduli të zgjohet dhe të ndërmerr masa pasi qytetarët çdo ditë ngulfaten nga ajri i ndotur.

OBRM-PDUKM-ja kërkon që ose të ndalojnë të flenë dhe të luajnë, ose të largohen dhe të lënë dikë që dëshiron dhe din t’i zgjedh problemet e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM e nxiu shtetin. Premtuan ajër të pastër menjëherë pasi do e marrin në dorë shtetin, ndërsa dy vite që janë në pushtet nuk kanë zbatuar asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Shkupi po thyen rekorde në nivel të ndotjes së ajrit me grimca kancerogjene PM10, ndërsa Shilegov gjatë diskutimit kuvendor për gjetjen e zgjidhjeve luan lojëra në celular, zëvendës ministri i Ekologjisë Jani Makraduli flen, ndërsa ministri Duraku thotë se nuk e ka dert se çka do të thonë qytetarët.

“Shilegov, Duraku dhe Makraduli si më të thirrur për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit me veprimet e tyre tregojnë se nuk brengosen për ajrin, aq më pak për qytetarët. Dy vite pas premtimeve të rreme, qytetarët po ndjehen të manipuluar”, thonë nga OBRM-PDUKM./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat