Mbledhja e tretë e Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Mbledhja e tretë e Komisionit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Komisioni mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për çështje historike dhe të arsimit i formuar në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, sot dhe nesër në Sofje duhet të mbajë mbledhjen e tretë.

Dragi Gjorgiev, drejtor i Institutit për histori kombëtare dhe shef i ekipit nga Maqedonia në Komisionin e përbashkët, tha se pas dy takimeve është konfirmuar metodologjia dhe parimet e punës, ndërsa janë këmbyer ede vërejtje nga të dy palët në lidhje me librat e historisë.

Më herët shefja e diplomacisë së Bullgarisë Ekaterina Zakharieva, tha se vërejtjet e palës bullgare janë përmbledhur në 30 faqe, ndërsa atmosfera në komision ka qenë konstruktive.

Sipas marrëveshjes, mbledhjet e komisionit duhet të mbahen një herë në Maqedoni një herë në Bullgari, ndërsa është paraparë edhe obligim që komisioni të dorëzojë raport në qeveritë përkatëse çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat