Parlamenti Evropian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit nga Hungaria

Maqedonia

Parlamenti Evropian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit nga Hungaria

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:23
Foto

Eurodeputetët kanë miratuar dy amendamentet përmes së cilëve kërkohet nga Hungaria që ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni.

Grupi i Socialdemokratëve dhe “Të gjelbërve” para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i “Të gjelbërve” nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë,

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Ndërsa eurodeputetët sot refuzuan amendamentet greke, të cilët kërkonin që të fshihet fjala “maqedonase” nga raporti, si dhe amendamentin e eurodeputetes greke e cila kërkonte në rezolutën për Maqedonin të përfshihet edhe dalja e ulët në referendum

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat