Rritet niveli i lumit Vardar

Maqedonia

Rritet niveli i lumit Vardar

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:36
Lumi Vardar

Rritet niveli i lumit Vardar në Jegunovce, Bregalnica në Berovë dhe Shtip dhe “Crna Reka” në Novaci në krahasim me mesataren e nëntorit, njoftoi sot Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Dukshëm është ulur niveli tek “Sateska” në Botun, ndërsa nivel më të ulët të ujit është matur edhe në lumin Vardar në Veles dhe Demir Kapi, lumi Kriva Reka në Kriva Palankë, Drini i Zi tek Lozhani.

Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, Ohrit dhe të Prespës është brenda mesatares së nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat