Nikollovski: Fillon aplikimi për ndihme financiare për barinjtë e Maqedonisë

Maqedonia

Nikollovski: Fillon aplikimi për ndihme financiare për barinjtë e Maqedonisë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 20:44
Lupço Nikollovski

Të gjithë fermerët të cilët kujdesen për delet, dhit ose lopët nga sot mund të aplikojnë për mbështetje financiare për pagën e barinjve, njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski.

“Deri më tani, që nga 1 qershori i vitit të kaluar, janë paguar 36 milionë euro në bagëti. Pjesa më e madhe e pagesave është bërë në pjesën e subvencioneve që shkojnë pikërisht në prodhimin blegtoral. Kjo masë, e njohur si paga e barinjve, do të thotë mbështetje plotësuese e cila do të arrijë deri në 300 mijë denarë, i kemi hequr kriteriumet e kufizuara që kanë ekzistuar nga periudha e kaluar, kështu që të gjithë mund të aplikojnë”, tha Nikollovski

Ai sqaroi se mbështetja financiare e parashikuar nga kjo masë është në rangun prej 60% deri në 100% të pagës mesatare mujore neto në aktivitet për periudhën nga data 01.11.2017 deri më 31.10.2018. Një ndihmë financiare 100 për qind do t’u jepet fermerëve që ruajnë mallra në një lartësi prej më shumë se 700 metra ose pronat e të cilëve janë të vendosura në vendbanime me një lartësi prej më shumë se 700 metra.

Të gjitha pronat bujqësore të regjistruara kanë të drejtë e shfrytëzimit të kësaj mbështetje financiare. Aplikimet mund të dorëzohen deri më 21 dhjetor të këtij viti. Fondet do të shpërndahen në përpjesëtim të një personi të punësuar në 150 dele, 50 dhi ose 50 lopë dhe ato janë të pakthyeshme. Numri i punonjësve për të cilët është paguar ndihma duhet të jetë e njëjtë për një periudhë prej së paku një viti më parë. Shuma maksimale e fondeve është deri në 300.000 denarë për person dhe jo më shumë se 20 punonjës, ndërsa për më shumë se 10 punonjës ndihma zvogëlohet për 50 për qind”, sqaroi Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat