Përmbytet një kamion me targa të Maqedonisë në Greqi

Maqedonia

Përmbytet një kamion me targa të Maqedonisë në Greqi

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Për shkak të erës së fortë, një kamion me targa të Maqedonisë është përmbytur në autostradën Komotini-Ksanti në juglindje të Greqisë, ndërsa shoferi ka kaluar pa lëndime.

Sipas mediave lokale greke, aksidenti ka ndodhur natën mes së mërkurës dhe të enjtes, ndërsa që të nxirret kamioni nga autostrada së pari është përdorur kran.

Sipas dëshmitarëve, për shkak të erës së fortë edhe një kamion tjetër ka pasur rrezik që të përmbytet dhe të shkaktohet aksident më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat