OBRM-PDUKM: LSDM nuk tregon interesim për shëndetin e qytetarëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM nuk tregon interesim për shëndetin e qytetarëve

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 10:24
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qytetarët për çdo ditë e paguajnë çmimin e ajrit të ndotur, ndërsa sipas tyre, LSDM nuk ndërmerr asnjë hap për ta zgjidhur këtë problem.

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM nuk tregon interesim për shëndetin e qytetarëve që kanë pasoja gjithnjë e më të mëdha në shëndetin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Derisa në Kuvend diskutohet për këtë problem, Shilegov dhe Makraduli mendojnë se është më mirë të luash lojëra në telefon dhe të fleshë, për këtë arsye për ta nuk është i rëndësishëm qytetarët”, thonë nga opozita maqedonase.

Nga kjo parti në fund shtojnë se LSDM dhe Zaev janë të paaftë për të menaxhuar problemin me ndotjen e ajrit dhe është koha që ta lëshojnë qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat