Maqedoni, me 14 milion euro nga Banka Botërore do të rikonstruohen 12 rrugë rajonale

Maqedonia

Maqedoni, me 14 milion euro nga Banka Botërore do të rikonstruohen 12 rrugë rajonale

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Në rrugën rajonale Draçevë-Jurumlleri sot filluan aktivitet e rikonstruimit. Rruga në gjatësi prej katër kilometrave është në mesin e 12 pjesëve më të dëmtuara që kryhet rikontruimi sipas vlerësimit të gjendjes së rrugëve në bashkëpunim me Bankën Botërore nga ku janë siguruar 14 milion euro për këtë qëllim.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski në shënimin e fillimit të rikonstruimit theksoi se në këtë moment ekziston front i fuqishëm për punë, gjegjësisht se vazhdimisht punohet në 12 drejtime rrugore dhe se nga viti i ardhshëm do të punohet me të njëjtën tempo dhe do të jetë vit i investimeve të fuqishme kapitale ku përfundimisht do të ngjallet ekonomia vendore.

“Fillojmë edhe me një projekt kapital. Kjo rrugë është pjesë e 12 drejtimeve rrugore që rikonstrohen përmes kredisë nga Banka Botërore prej 14 milion eurove. Projekti realizohet për ndërmarrjes publike rrugët publike, dhe gjatësia e të gjithë këtyre vshtë më shumë se 120 kilometra rrugë rajonale”, deklaroi ministri Sugareski.

Ai njoftoi se cikli i investimeve në përmirësimin e rrjetit rrugor vazhdon vazhdimisht në periudhën e ardhshme.

“Shtatë rrugë të reja në gjatësi mbi 100 kilometra, përmes huas nga BERZH, ne do të fillojmë të rindërtojmë ato deri në fund të këtij viti”, tha Sugareski duke shtuar se do të shpallet edhe tender për rindërtimin e shtatë rrugëve të reja deri në fund të vitit dhe një tender që do të shpallet vitin e ardhshëm për rindërtimin e 14 rrugëve rajonale me huanë e BERZH.

Përveç kësaj, një hua e Bankës Botërore prej rreth 70 milion euro do të investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat