Kushtet në shkolla: Ndërtimi dhe rinovimi i shkollave është nën kompetenca të MASH thotë Elezi

Maqedonia

Kushtet në shkolla: Ndërtimi dhe rinovimi i shkollave është nën kompetenca të MASH thotë Elezi

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:37
Shirete Elezi

Lidhur me kushtet në shkolla, në të cilat mungon hapësira dhe në disa të tjera ku nevojitet punësimi i mësimdhënësve, Ministria e Financave drejton gishtin drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke thënë se kjo ministri në buxhetin e saj vetë duhet të ndajë mjete për investime në shkolla.

Zëvendësministrja e financës, Shirete Elezi për Portalb tha se shkollat dhe komunat me dokumentacionin e kompletuar duhet të konkurrojnë me projektet e tyre në MASH dhe ky dikaster duhet të ndajë mjete nga buxhetinë bazë të nevojës për rinovimin dhe ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme në vend.

“Për rikonstruime dhe investime në shkolla aprovohet buxheti dhe aty Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të bëjë ndarjen për mjete të caktuara që i nevojiten, siç është rikonstruimi i shkollave fillore, të mesme, për ndërtim të shkollave të reja etj. Ne e ndajmë buxhetin që ja dedikojmë MASH-it  dhe ajo është përgjegjëse për planin dhe programin. Pastaj komunat konkurrojnë në MASH me projekte të ndryshme, kuptohet me dokumentacion të kompletuar, me leje me projekt të detajuar e kështu me radhë.  E më pas fillojë realizimi. Kjo është komplet e decentralizuar në nivel të MASH-it që duhet t’i sigurojë mjetet”, tha për Portalb, Elezi.

Kurse sa i përket procedurës së punësimit, Elezi shtoi se aprovimi jepet nga Ministria e Financës.

“Meqë ka të bëjë me punësime të reja, kjo ka implikim fiskal dhe të gjithë drejtohen te Ministria e Financave dhe ne bëjmë një kontroll në hapësirat që janë në mjetet dotacionet dhe bëjnë aprovimin e të njëjtave”, shtoi Elezi.

Ndryshe, shkollat fillore ‘Petar Zdravkovski-Penko’ dhe ‘Ismail Qemali’ ballafaqohen me mungesë të hapësirës, ku në njërën shkollë pothuajse të gjitha paralelet tejkalojnë numrin maksimal të lejuar me ligj, kurse në tjetrën nxënësit e klasës së parë mësojnë në hapësirat  e çerdhes.

Nga MASH për shkollën ‘Ismail Qemali’, thanë se janë në dijeni por nuk saktësuan se kur do të zgjidhet problemi, kurse sa i përket shkollës ‘Petar Zdravkovski-Penko’, thanë se kërkesa për zgjerimin e objektit aktual nuk është bërë ende në këtë dikaster nga ana e komunës së Butelit, nën kompetencat e së cilës bie kjo shkollë.

Ndërkaq, sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë që:

Komunat të kërkojë zgjidhje afatgjate të problemit

MASH të angazhohet më shumë në ndarjen e paraleleve që tejkalojnë numrin e nxënësve të caktuar me ligj dhe ndërtimin e shkollave ku është e nevojshme

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat