Hapet konkurs për zgjedhjen e shkencëtarit më të ri në Maqedoni

Maqedonia

Hapet konkurs për zgjedhjen e shkencëtarit më të ri në Maqedoni

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 15:32
Gjorge Ivanov

Është hapur konkursi për përzgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2018, një mirënjohje që jepet për të nëntin vit radhazi nga, Presidenti Gjorge Ivanov.

Konkursi për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2018 është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë që deri në fund të vitit 2018 mbushin 30 vjeç, të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme shkencore gjatë hulumtimeve të kaluar shkencore.

Kushti për konkurrimin e palëve të interesuara është që të ketë marrë një shpërblim ose njohje për kërkimin shkencore, të ketë publikuar rezultatet e punës kërkimore shkencore dhe zbatueshmërinë e rezultateve të kërkimit shkencor për vitin aktual 2018.

Të interesuarit për konkursin e hapur publik duhet të dërgojnë biografinë e tyre, projektet e realizuara në vitin 2018 me të cilat do të konkurrojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat