Gjorçev: Shqiptarët çdo ditë e më shumë të dëshpëruar nga Qeveria Zaev

Maqedonia

Gjorçev: Shqiptarët çdo ditë e më shumë të dëshpëruar nga Qeveria Zaev

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:25
Vladimir Gjorçev

Pas incidentit të armatosur i cili ka ndodhur natën e kaluar në qytetin e Tetovës, ka reaguar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai në postimin e tij shkroi se shqiptarët nuk fituan asgjë përveç pikëllimit.

NUK KA siguri, por ka gjuajtje,

NUK KA ekonomi, por krim,

NUK KA shpresë, por shpërngulje.

Shqiptarët çdo ditë po dëshpërohen nga Qeveria e Zaevit, njëjtë sikur edhe Maqedonasit.

DORËHEQJE!, ka shtuar për në fund deputeti i VMRO-DPMNE-së Vladimir Gjorçev.

Përndryshe, tre të arrestuar, dy lokale të dëmtuara nga predhat e plumbave dhe disa makina të dëmtuara, është bilanci i përleshjes që ndodhi mbrëmë me armë zjarri në bulevardin Iiria në Tetovë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga sektori i punëve të brendshme i Tetovës, nga ku informojnë se, në këtë përleshje me kallashnikovë, kanë qenë të involvuar më shumë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat