Mijallkovit i caktohet edhe 30 ditë tjera paraburgim për lëndën “Perandoria” - Bota Sot
Mijallkovit i caktohet edhe 30 ditë tjera paraburgim për lëndën “Perandoria”

Maqedonia

Mijallkovit i caktohet edhe 30 ditë tjera paraburgim për lëndën “Perandoria”

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:59
Sasho Mijallkov

Pas kërkesës së PSP-së, gjyqtarja Vesna Dimishkova mbrëmë vonë i ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkovi. Dje rreth orës 15:00 Mijallkovi u dërgua nga burgu i Shkupit në gjykatën penale, i shoqëruar nga dhjetëra policë të Njësisë Speciale. Paraburgimi për Mijallkovin u përcaktua për shkak të ndikimit tek dëshmitarët dhe rreziku për arratisje.

Avokatët e tija kanë 24 orë për të dorëzuar ankesë për vendimin në këshillin penal të njësisë së Shkupit. Aktualisht, Mijallkov ka 4 akuza aktive për rastet: “Target-Fortresa”, “Tortura”, “Trezor” dhe “Titanik 2”, si dhe hetimi për lëndën “Perandoria”.

Mijallkov është në paraburgim që nga 20 nëntori, me kërkesën e Prokurorisë së Speciale Publike për rastin e përgjimeve të mëdha. Ky është rasti i parë i PSP-së që kërkon caktimin e masës së paraburgimit të ri për një person që tashmë është në paraburgim.

Për lëndën “Perandoria” paraburgim iu është caktuar edhe persë personave tjerë. Në burgun e Shuto Orizares janë edhe biznesmeni Jordan Kamçev, bashkëpunëtorët e tij Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska, Cvetan Pandelleski dhe Todor Mirçevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...