Në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhdon debati mbi ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhdon debati mbi ndryshimet kushtetuese

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:00
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në orën 11 do të vazhdojë debatin mbi propozim amendamentet, në kuadër të fazës së dytë të ndryshimeve kushtetuese.

Zeqir Ramçilloviq i grupit të pavarur parlamentar të OBRM-PDUKM-së njoftoi se tetë deputetët që mbështetën ndryshimet në Kushtetutë do të votonin të përmbajtur për tre ndryshimet e para kushtetuese, duke i kujtuar kryeministrit se procesi i ndryshimeve kushtetuese është i lidhur me procesin e pajtimit dhe faljes.

Faza e dytë i ndryshimeve kushtetuese do të duhet të mbaroj punimet e saja më 18 dhjetor, ndërsa e gjithë procedura është paraparë që të mbaroj ka mesi i muajit janar.

Më herët amendamentet për ndryshimet kushtetuese u miratuan nga Komisioni për Çështje Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat