Mickoski: Zaev nuk është i gatshëm që t’i kryejë reformat në gjyqësor

Maqedonia

Mickoski: Zaev nuk është i gatshëm që t’i kryejë reformat në gjyqësor

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 11:16
Hrisitijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hrisitijan Mickoski dje nga Kavadari ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për reformat në gjyqësi dhe për përgjimin e Prokurorisë Publike.

“Zaev nuk është i gatshëm të kryejë reforma në gjyqësor, por kemi parë se si ai është në gjendje të përgjojë, të instalojë pajisje në mënyrë që të dëgjojë gjykimet para kohe.

Ja ku e pamë pse i ka goditur edhe vendimet e gjykatës dhe vitet e burgimit, edhe dëshmitarët e mbrojtur i ka ditur, sepse jo vetëm që me “bombat” ndoti të tërë shoqërinë, jo vetëm që shkatërroj jetë me ato krijesa, materiale të montuara, të blera ilegalisht, por vazhdon dhe tani, përsëri ai nuk ishte fajtor, nuk ishte Oliver Spasovski fajtor, nuk ishte LSDM, përsëri dikush tjetër më herët ishte fajtor”, tha Mickovski.

Micksoki gjatë vizitës në Kavadar gjithashtu foli edhe për gjendjen në bujqësi ku tha se situata është alarmante dhe se qeveria nuk ka asnjë ofertë dhe politika, por as nuk ka zgjidhje të qëndrueshme për prodhimin e fermerëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat