AUV punon aktivisht për zgjidhjen e problemit me qentë endacak

Maqedonia

AUV punon aktivisht për zgjidhjen e problemit me qentë endacak

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:31
Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po punon në mënyrë aktive për të krijuar kushte për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë. Është dërguar letër tek të gjitha komunat që kanë një detyrim ligjor për të krijuar një sistem të përshtatshëm për kontrollin e qenve endacakë, deklaruan sot nga AUV.

“Nga ana e zyrtarëve veterinarë po kryhet kontrolle nëse qeveritë lokale kanë miratuar një plan dhe programe për kontrollin e qenve endacak dhe se në cilën fazë është zbatimi i ndërtimit të strehimoreve për kafshët e pastrehë, si dhe ndërtimi i sistemit më për përshtatshëm për kontrollim të qenve endacak për të cilat komunat e kanë detyrim ligjor për ta formuar atë”, thonë nga Agjencia.

AUV sqaron se me kontrollet është konstatuar mospërputhje në disa nga komunat dhe është caktuar afati për heqjen e tyre dhe nëse nuk ndërmerren veprime, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do të vendosë dënime ligjore në pajtim me kompetencat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat