Seancë e re gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit, vazhdon faza e dëshmive

Maqedonia

Seancë e re gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit, vazhdon faza e dëshmive

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:22
Pamje nga Gjykata

Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend. Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa para gjykatësve pritet dëshmi të prezantojnë avokatët mbrojtës.

Në seancën e kaluar dëshmoi i akuzuari Abdulfeta Alimi, ndërsa u dëgjuan edhe disa dëshmitarë të propozuar nga e akuzuara, Elena Docevska Bozhinovska.

Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat