Christian Cambon: Maqedonia ka rol të rëndësishëm në Ballkan

Maqedonia

Christian Cambon: Maqedonia ka rol të rëndësishëm në Ballkan

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:28
Christian Cambon

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura pranë Senatit të Francës, Christian Cambon, vlerëson se Maqedonia ka rol të rëndësishëm për situatën e Ballkanit, prandaj Franca me vëmendje të madhe i ndjek zhvillimet në vend dhe rajon.

“Ballkanit është një nga rajonet që ka histori të trazuar, por mua më intereson të shikojmë në të ardhmen. Në Qeverinë aktuale të Maqedonisë shohim se ka vullnet të vërtetë të integrohet në BE, gjegjësisht të pranohen parimet e tyre, metodat e punës dhe të zhvillohen vlerat e tyre”, thotë Cambon.

Senatori francez, si shembull e përmend se rruga drejt NATO-s është luftë e përbashkët kundër terrorizmit, sektarizmit dhe për këtë thotë se Parisi është i kujdesshëm për atë që ndodh në rajon.

“Ju mirë e dini se me globalizimin, paqa mund të rrezikohet për 2-3 orë nga Parisi dhe kjo do të ndikojë edhe tek ne. Kjo do të thotë se situata në Ballkan na intereson shumë dhe për këtë arsye do t’i ndihmojmë Maqedonisë”, tha ai.

Ai shtoi se vizita e shkurtë që ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska e pati në Paris, është në t interes të Francës dhe Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat