Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të veçanta mbeten të kufizuar në shoqëri

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të veçanta mbeten të kufizuar në shoqëri

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
Foto

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë, lidhur me avancimin e jetës së personave me pengesa dhe realizimin e të drejtave të tyre, vlerëson se Maqedonia ka bërë më së shumti në procesin e deinstitucionalizimit, por se edhe krahas të gjitha këtyre angazhimeve, edhe më tej mbetet problemi me qasjen, i cili e pengon lëvizjen e përditshme dhe jetesën e këtij grupi të njerëzve.

“Procesi i deinstitucionalizimit në vitin 2018 e ka pasur zhvillimin më të madh të tij , duke filluar nga përgatitja inkluzive, por edhe miratimi i Strategjisë së re kombëtare për deinstitucionalizim 2018-2027 “Timjanik” dhe Planin e saj të Veprimit, me të cilat jetesa institucionale më në fund do të fillojë ta përjetojë transformimin ndaj serviseve sociale në bashkësinë lokale. Me këtë filloi braktisja graduale të jetesës institucionale dhe transformimit të një pjese të bonjakëve në shtëpitë e vogla grupore dhe familjet përkujdesëse. Komiteti i Helsinkit e ka përkrahur dhe do ta përkrah këtë proces edhe në të ardhmen si model më të mirë dhe më human”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit,

Në të shtohet se në pikëpamje të qasjes, edhe pse janë ndërmarrë hapa drejt rritjes së qasjes në qytetin e Shkupit, personat me pengesa nuk kanë përjetuar ndryshime të mëdha në pjesët tjera të shtetit.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se personat me pengesa mbeten të jetojnë në shoqëri plotë me barriera, në shmangien e të cilave duhet më aktivisht të punohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat