Zaev nga vizita zyrtare në Zagreb: Mbështetje nga Qeveria e Kroacisë për anëtarësimin në NATO dhe BE

Maqedonia

Zaev nga vizita zyrtare në Zagreb: Mbështetje nga Qeveria e Kroacisë për anëtarësimin në NATO dhe BE

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 20:22
Zagreb

Kryeministri Zoran Zaev është në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar në përbërje të zëvendës-ministrit të Ekonomisë, Viktor Dimovski, sekretarin shtetëror në MPJ-së dhe këshilltarë. Vizitën zyrtare në Zagreb, kryeministri Zaev e filloi me takim me homologun e tij, kryeministrin e Kroacisë Andrej Pllenkoviq, ku më pas vazhduan takime në nivel të delegacioneve qeveritare dhe deklarata të dy kryeministrave.

Zaev shprehu falënderime deri te qytetarët e Republikës së Kroacisë, kolegut të tij dhe mikut të tij, kryeministrit Andrej Pllenkoviq, deri te Qeveria, për mbështetjen e sinqertë, të vazhdueshme dhe të fuqishme që e japin ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në integrimin drejt BE-së dhe NATO-s.

Kryeministri Zaev theksoi mbështetjen e rëndësishme të Kroacisë në Këshillin e BE-së këtë verë, si dhe në integrimin e NATO-s duke i bërë thirrje të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen.

“Në Maqedoni u sollën vendime të rëndësishme. Besoj se deri në fund të janarit Kuvendit do të jep mbështetje të marrëveshjes me Greqinë, ku vijon edhe mbështetja e marrëveshjes nga ana e Greqisë, si dhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Besojmë se Kroacia do të jetë një nga vendet e para që do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Edhe Maqedonia do të jetë vendi i 30-të i NATO-s. Kemi marrëveshje edhe me Bullgarinë. Bëjmë reforma në gjyqësi, media, administratë publik, luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit. Presim të fillojmë bisedime në korrik me BE-në. Kjo vizitë në Kroaci është një mesazh i fuqishëm për miqësinë e madhe mes dyja vendeve”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Kryeministri Pllenkviq i përkrahu politikat e guximshme të kryeministrit Zaev dhe Qeverisë, ku më në fund do të kapin rrugën drejt BE-së dhe NATO duke njoftuar se Maqedonia do të ketë mbështetjen e plitë nga Kroacia për këto procese.

Kryeministri Zaev e vazhdojnë vizitën zyrtare në Kroaci me takime me kryetaren e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jadrkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat