Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Tenderët”, Mijallkov dhe Kançeska-Milevska në bankën e të akuzuarve

Maqedonia

Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Tenderët”, Mijallkov dhe Kançeska-Milevska në bankën e të akuzuarve

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:49
Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Tenderët”, Mijallkov dhe Kançeska-Milevska

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” dhe “Tenderët”.

Seanca e kaluar për rastin “Shënjestra-Fortesa” u anulua për shkak të mos prezencës së të akuzuarit Sasho Mijallkov, të cilin gjykata për shkak të kohës së shkurtë nuk arriti ta transportojë nga burgu, 

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladiir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Sipas aktakuzës, ata përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitin 2008 deri 2015 kanë përgjuar ilegalisht 4286 numra telefonik.

Ndërsa në rastin “Tenderët” e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorime në tenderin për punë ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Rasti ndodhet në fazën e dëshmive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat