Seanca të reja për lëndët e Speciales “Target-Fortesa” dhe “Tenderët”

Maqedonia

Seanca të reja për lëndët e Speciales “Target-Fortesa” dhe “Tenderët”

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:43
Seanca të reja për lëndët e Speciales “Target-Fortesa” dhe “Tenderët”

Në Gjykatën penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për “Target-Fortesa” dhe “Tenderët” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e fundit për “Target-Fortesa” u shty për shkak të kohës së shkurtër për dorëzimin e kërkesës për zbatimin e ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijalokov nga paraburgimi.

Në “Target-Fortesa” të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Goran Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, shefi i kabinetit të Mijalkovit dhe edhe pesë persona tjerë të Drejtorisë.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonikë për të cilët aspak nuk ishin dhënë urdhra gjyqësorë. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave ose gjithsej 5.827 numrave të telefonave. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Në Gjykatën penale seancë duhet të mbahet edhe për rastin “Tenderët” ku e akuzuara  e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat