Qeveria mban seancën e radhës, do të shqyrtohen propozim-ligjet për gjyqësorin

Maqedonia

Qeveria mban seancën e radhës, do të shqyrtohen propozim-ligjet për gjyqësorin

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:11
Foto

Qeveria e Maqedonisë sot me fillim në orën 12:00 do ta mbajë seancën e 106-të. Me propozim të Entit Shtetëror për Statistika do të shqyrtohet propozim-programi për ndryshime dhe plotësime të programit për statistika për periudhën 2018-2022.

Qeveria me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, do ta shqyrtojë propozim-programit për plotësime të programit për ndihmë financiare në bujqësi për vitin 2018, 

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë në seancën e sotme do të dorëzojë për diskutim propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Ligjor, propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për gjykatësit, propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë, propozim-ligjin për zbatimin e sanksioneve, si dhe propozim-ligjin për kundërvajtje.

Në seancën e sotme pritet të diskutohen edhe propozim-ligje të tjera, të cilat do të propozohen nga institucionet shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat