LSDM: Për 11 vite, OBRM-PDUKM nuk ndërmori asgjë për problemin e ndotjes së ajrit

Maqedonia

LSDM: Për 11 vite, OBRM-PDUKM nuk ndërmori asgjë për problemin e ndotjes së ajrit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
LSDM

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuet se “problemi i ajrit të ndotur për 11 vite ishte injoruar nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së që nuk ndërmori asgjë, për shkak se mendonte se si në mënyrë kriminale të vjedh sa më shumë para nga qytetarët”.

“Rritja e ajrit të ndotur gjatë këto 11 vite është rezultat i pikërisht sjelljes së tillë kriminale, duke mos pasur asnjë llogari për shëndetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM duke shtuar se pas 11 viteve po ndërmerren masa për uljen e ndotjes së ajrit dhe se në gjithë Maqedoninë vazhdimisht pastrohen deponitë e egrat dhe pastrohen vijat e lumenjve dhe kanaleve me mbeturina,

Sipas LSDM-së, është përforcuar inspektorati mbikëqyrës dhe po lokohen dhe sanksionohen ndotësit e mjedisit jetësor dhe se po ndërmerren masa edhe kundër ndotjes së ajrit nga amvisëritë që ngrohen me materiale joekologjike.

Ata përmendin edhe subvencionimin e shpenzimeve për furnizimin e automjeteve elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat