Anulohet takimi i grupit punues për pajtim

Maqedonia

Anulohet takimi i grupit punues për pajtim

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
Anulohet takimi i grupit punues për pajtim

Është anuluar takimi i sotëm i Grupit punues të Kuvendit të Maqedonisë për pajtim. Siç ishte planifikuar, takimi duhej të fillojë nga ora 11.30, ndërsa i njëjti kishte për qëllim të zgjedhë kryetarin e këtij trupi punues.

Siç pritet ky grup do të ketë sfidën më të rëndë, sepse duhet të vendosin se si do të përfundojë procesi për pajtim i të akuzuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 Prill vitin e kaluar dhe me të, të arrihet konsensus i brendshëm.

Ky trup Punues është njëri nga tre të formuarit për qëllim efikasitetin e punës të Trupit Koordinativ parlamentar për pajtim dhe integrim. Ndërsa dy grupet e tjerë janë përgjegjës për integrim dhe reforma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat