Sheqerinska: Maqedonia meritoi të fillojë bisedimet me BE-në

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia meritoi të fillojë bisedimet me BE-në

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në Bruksel mori pjesë në konferencën për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar zgjerimit të BE-së, integrimit dhe sfidave nga transformimi i vendeve në rajon.

Duke folur para të pranishmëve, Sheqerinska tha se në politikë në rajon shumë gjatë është arsyetimi se çështjet janë të komplikuara. “Kështu ishte edhe me marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë dhe Bullgarinë, por në vend se të arsyetohemi se është e komplikuar, punuam dhe e ndryshuam ‘status quon-në’. Arritëm ta zgjedhim edhe kontestin që zgjati 3 dekada për shkak të lidershipit dhe guximit nga të dyja anët’, tha ministrja Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se nga vera e këtij viti jo vetëm që arritëm marrëveshjen me Greqinë, por edhe e ratifikuam në Kuvend.

“Kuvendi dy herë votoi ndryshimet kushtetuese. Bëmë përpjekje për zbatimin e procesit të suksesshëm dhe jemi të vendosur në përfundim të suksesshëm”, deklaroi Sheqerinska.

Ministrja ceku se anëtarësimi në BE nuk është vetëm të plotësohet kolonat për kushtet por në fakt është transformimi i shoqërisë. “Transformim të vërtetë në më shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore është zhvilluar në procesin e bisedimit. Domethënë, ajo që kërkon Maqedonia është që të fillojë ai proces i bisedimeve”, tha mes tjerash Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat