Operacionet kardiokirurgjike për foshnjat nga viti i ardhshëm do të bëhen edhe në spitalin “Zhan Mitrev”

Maqedonia

Operacionet kardiokirurgjike për foshnjat nga viti i ardhshëm do të bëhen edhe në spitalin “Zhan Mitrev”

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, së bashku e drejtorin e Fondit për sigurime shëndetësore Deno Donçev, sot në konferencë për shtyp prezantuan mënyrën e re të funksionimit të kardiokirurgjisë për fëmijë.

Ata thanë se është sjellur vendim që spitali “Zhan Mitrev”, i cili për disa vite ka ofruar intervenime kardiokirurgjike tek të rriturit dhe fëmijët, nga viti i ardhshëm të operohen edhe foshnjat që kanë probleme me zemrën.

Ata thanë se qëllimi është që të lidhen ekspertizat në shëndetësinë private dhe shtetërore, gjegjësisht të largohet barriera mes spitaleve private dhe shtetërore dhe të mundësohet që mjekët e Maqedonisë të punojnë në institucione private.

Venko Filipçe tha se me modelin e ri do të stimulohen edhe mjekët edhe motrat medicinale dhe se do të bëhet lidhje mes shëndetësisë private dhe shtetërore.

Ai shtoi se harxhimet e Fondit do të mbeten të njëjta, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të kursejë shuma të mëdha të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat