Qeveria merr vendim për hapjen e debatit publik për amendamentet e ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Qeveria merr vendim për hapjen e debatit publik për amendamentet e ndryshimeve kushtetuese

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:34
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Në seancën e 106-të të rregullt të Qeverisë, u morën në konsideratë konkluzionet e Kuvendit, të miratuara në seancë në kuadër të propozim amendamenteve të ndryshimeve kushtetuese 33, 34, 35 dhe 36.

Siç informojnë nga Qeveria, në takim ranë dakord që, në përputhje me procedurën për ndryshime kushtetuese, qeveria ka detyrim që të organizoj debat publik në afat brenda 5 ditëve.

Vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet mbi propozim amendamentet të Kushtetutës, të qytetarëve, partive politike, OJQ-ve, agjencive dhe organizatave, dhe pjesëmarrësve të tjerë në debat, dy ditë pas debatit publik, ti mbledh dhe t’i dorëzoj në Kuvend raportin e rezultateve nga debati publik dhe tekstin e propozimit të amendamenteve.

Në seancën e sotme Qeveria gjithashtu miratoi vendimin për marrjen e një mase intervenuese për prodhuesit e orizit. Konkretisht bujqit do të marrin 5 denarë për kilogramë të prodhimit dhe shitjes së orizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat